AUV-i heq ndalesën e importit të kafshëve të gjalla dhe shpezëve nga Shqipëria

AUV-i heq ndalesën e importit të kafshëve të gjalla dhe shpezëve nga Shqipëria

Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë së Kosovës ka njoftuar se ka hequr ndalesën e importit të kafshëve të gjallë dhe shpezëve nga Shqipëria.

AUV-i në një njoftim ka thënë se bazuar në raportet zyrtare më në Shqipëri nuk janë të pranishme sëmundjet si mortaja e dhenve dhe dhive dhe gripi i shpezëve.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton opinionin publik se, bazuar në raportet zyrtare të ADIS dhe WOAH, në territorin e Republikës së Shqipërisë nuk janë më të pranishme sëmundjet PPR – Mortaja e dhenve dhe dhive, si dhe Avian Influenza (Gripi i Shpezëve), sterotip me patogjenitet të lartë HPAI–H5N1. Në bazë të Ligjit për Veterinarinë Nr. 2004/21, është marrë vendim për heqjen e ndalesës së importit dhe lejohet importi i kafshëve të gjalla, dele dhe dhi dhe produkteve të tyre, si dhe i shpezëve të gjalla dhe produkteve të shpezëve, që vijnë nga Republika e Shqipërisë”, ka njoftuar AUV-i./Periskopi/

Shpërndaje në: