Plagosja e Gucci-it në Durrës, shpallen në kërkim tre persona

Plagosja e Gucci-it në Durrës, shpallen në kërkim tre persona

Policia e Durrësit ka dalë me një njoftim të ri këtë të mërkurë në lidhje me plagosjen në dorë të personazhit të njohur të TikTok, Fabion Kuçi i njohur ndryshe si “Gucci”.

Sipas policisë janë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasit: A. N., 38 vjeç, banues në Durrës, F. B., 22 vjeç, banues në Tiranë dhe B. Ç., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se rreth orës 23:45 të datës 15.12.2025 janë afruar me 2 automjete te lokali në lagjen nr. 9, ku ndodhej shtetasi Fabion Kuçi, dhe kanë qëlluar drejt tij me armë zjarri.

Si pasojë e të shtënave “Gucci” ka mbetur i plagosur lehtë ndërsa në vijim të veprimeve për këtë rast, materialet u referuan në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. B., 31 vjeç, pasi nga verifikimet rezultoi se është pronar i njërit prej automjeteve që u përdorën në vendngjarje nga shtetasit e shpallur në kërkim, përcjell euronews.al.

“Gjatë kontrollit në banesën e 31-vjeçarit u gjetën disa fishekë luftarak, të cilët u sekuestruan si provë materiale, ndërsa po punohet intensivisht për kapjen e tre shtetasve të shpallur në kërkim”, njofton policia./Periskopi/

Shpërndaje në: