Rrymë prej Vuk Hamoviqit, si i nxori në gënjeshtër ish-bashkë partiaku i VV`së Berat Lahu, Mujën e Rizvanollin, që licencuan kompaninë EFT
Ekspertja e Energjisë në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, kishte ngritur dyshimet e bashkëpunimit të pushtetit me “mafian energjetike”.
Ymeri kishte treguar se me datën 28 nëntor Kosova ishte furnizuar me energji elektrike nga kompania Vuk Hamoviq, raporton Periskopi.
“Nesër si edhe shumë ditëve tjera rryma vjen nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut shumicën e herëve për shkak se me Serbinë nuk kemi shkëmbime tregtare, thuhet që nuk kemi në fakt në Doganë figuron edhe Serbia. Nesër më 28 Nëntor rryma vjen prapë nga Vuk Hamoviq ose kompania e tij ‘EFTE’”, kishte thënë Ymeri.
Ymeri zbulon dokumentet: Edhe me 28 Nëntor, Kosova blenë rrymë nga Vuk Hamoviq
Këto dyshime të Ymerit, më 16.12.2025, asamblisti i pavarur në Komunën e Prishtinës, Berat Lahu, i cili dikur ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), kishte hedhur fakte të reja ndaj licencimit Energy Financing Team (EFT), ku i kishte demantuar dy bashkëpartiakët e tij, Artane Rizvanollin dhe Armend Mujën.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook kishte publikuar dokumentet e Zyrës së Rregullatorirt të Energjisë ku kompania e biznesmenit serb Vuk Hamoviq ishte licencuar 02 shtator të 2021-të.
“Unë, Berat Lahu, nuk po shpif. Armend Muja dhe Artane Rizvanolli më mirë është ta pranojnë se sa të perpiqen ta fshehin te vërtetën e tmerrshme dhe të pabesueshme të licencimit të EFT.Me 02 Shtator 2021, është Licencu EFT, nga ZRRE”, kishte shkruar Lahu.
Krejtë këtë aferë të licencimit të kompanisë EFT ishin munduar ta mbajnë të fshehur ish deputeti i VV-së, Armend Muja dhe ish-ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Më 03.12.2025, ish deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Armend Muja, ishte paraqitur në një konferencë për media ku kishte hedhur akuzua ndaj Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për privatizimin e KEDS-it.
Muja gjatë konferencës për media iu kishte përgjigjur edhe akuzave të LDK-së.
Muja ia kishte lënë fajin LDK-së, se ata kishin nënshkruar kontratën me Vuk Hamoviqin dhe se që nga viti 2008-të deri në vitin 2013-të vlera e kontratës ishte 141 milionë e 489 mijë euro, shkruan Periskopi.
“Kush i nënshkroi kontratat me Vuk Hamoviqit… më lejoni ta pyes kolegen në fjalë (LDK) që të pyes kolegët që i ka afër LDK-së që kanë nënshkruar kontrata me Vuk Hamoviqin gjatë shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Kosova është furnizuar me energji elektrike pikërisht nga Vuk Hamoviq. Kontrata një burimore siç kanë dëshirë LDK t’iu referohen me Vuk Hamoviqi janë nënshkruar që nga 2008 dhe vlera totale deri më 2013 kur këta kanë vendosur me ia kalu përgjegjësinë e furnizimit KESCO është në vlerë 141 milionë e 489 mijë euro, pra me kontratë një burimore është zgjedhur Vuk Hamoviqi përfshirë edhe për ta furnizuar Kosovën gjatë Pavarësisë”, kishte thënë ndër të tjera Muja.
Madje, ai gjatë konferencës, Muja ishte mbuluar nga djerset, teksa mundohej të arsyetonte veprimet e partisë, ku ishin përfshirë dy kolegët e tij Nagip Krasniqi dhe Martin Berisha në skandalet me rrymë.
E sikletshme: Momenti kur Armend Muja bëhet “qull” kur arsyeton kontratën me Vuk Hamoviqin
Madje, dy ditë me vonë më saktësisht më 05.12.2023, ministrja në detyrë, Artane Rizvanolli, kishte mbajtur një konferencë për media.
Rizvanolli ishte e bindur se opozita po keqpërdoret qëllimisht të dhënat e ankandeve të kapaciteteve ndërkufitare të cilat kompania EFT i shfrytëzon.
“Po thuhet që disi qeveria e Lëvizjes Vetëvendosje është e lidhur me kompaninë EFT. Dua të them qartë: asnjë zyrtar i qeverisë dhe as Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka asnjë lidhje me EFT-në. Është komplet gënjeshtër. E dyta, po thuhet se Kosova po importon nga EFT. Nuk ekziston asnjë fakt që Kosova ka importuar nga EFT gjatë qeverisjes sonë. Edhe kjo është komplet gënjeshtër. E treta, po keqinterpretohen qëllimshëm të dhënat e ankandeve të kapaciteteve ndërkufitare të cilat EFT i shfrytëzon për të bartur energji transit në shtetet tjera përmes kufijve energjetikë të Kosovës për të krijuar bindjen se Kosova po blen nga EFT. Kjo është komplet gënjeshtër. E katërta, po flitet për importin e energjisë thuajse është qeveria ajo që blen energji. Ndërmarrjet publike KOSTT dhe KEK kanë konfirmuar se gjatë qeverisjes sonë nuk kanë pasur asnjë kontratë me EFT-në. Për më tepër, edhe ndërmarrjet KESCO dhe KEDS kanë konfirmuar se s’kanë pasur asnjë kontratë me EFT-në gjatë këtyre viteve të qeverisjes sonë”, ksihte thënë ajo.
Rizvanolli kishte akuzuar partitë e ish-opozitës se gjatë kohës sa kishin qenë në pushtet kishin blerë energji nga EFT prej vitit 2008 deri në vitin 2018.
“EFT ka shitur energji në Kosovë në periudhën 2008–2018. Ndërkohë partitë opozitare që akuzojnë sot pabazë, ndërsa atëherë kur kjo ka ndodhur, e kur PDK, LDK dhe AAK kanë qenë në pushtet dhe njerëzit e tyre kanë qenë në borde dhe kryeshefa të ndërmarrjeve publike dhe kanë blerë energji nga EFT, nuk më kujtohet se këto parti janë brengosur ndonjëherë për këtë çështje”, tha Rizvanolli.
Gjatë kësaj konferencë ajo kishte folur edhe për kompaninë NOA Energy. Ajo tregoi se kjo kompani në Kosovë kishte ardhur në vitin 2018, kurse dega e Kosovës ishte licencuar në vitin 2021.
“NOA ka ardhur në Kosovë në vitin 2018. Çka është më e rëndësishme për këtë, asnjë zyrtar i qeverisë së Kosovë dhe as Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka asnjë lidhje me NOA Energy… Dega në Kosovë është licencuar në Kosovë më vonë, por kompania amë ka hyrë edhe më herët”, tha ajo.
Kujtojmë se Vuk Hamoviq është i biri i ish-shefit të Armatës Jugusllave, Rade Hamoviq.
Vuk Hamoviq përmes kompanisë së EFT, është një prej furnizuesve kryesor të energjisë elektrike në Ballkan./Periskopi/



