Renditja e ligave evropiane, në këto pozita gjenden Kosova e Shqipëria
Kosova vazhdon të mbajë pozitë shumë të mirë në renditjen më të re të UEFA-s për klube, duke u renditur në vendin e 36-të me gjithsej 13.989 pikë.
Falë suksesit të klubeve kosovare në vitet e fundit në garat evropiane, Ballkanit pak vite më parë dhe performancës së fundit të Dritës, liga e Kosovës qëndron goxha lart në këtë listë, duke treguar stabilitet dhe rritje në arenën ndërkombëtare.
Në krahasim me Kosovën, Shqipëria renditet në pozitën e 44-të, me 8.125 pikë, duke ruajtur një prani të qëndrueshme në skenën evropiane, shkruan Express, transmeton Periskopi.
Ndërkohë, Maqedonia e Veriut, falë suksesit historik të Shkëndijës, gjendet në vendin e 45-të me 7.759 pikë.
Renditja tregon qartë avantazhin aktual të Kosovës në nivel klubesh në rajon dhe përparimin e vazhdueshëm të futbollit kosovar në garat evropiane.



