Shkencëtarja kosovare Pranvera Hyseni operon teleskopët e NASA-s në Mauna Kea

Shkencëtarja kosovare Pranvera Hyseni operon teleskopët e NASA-s në Mauna Kea

Shkencëtarja kosovare Pranvera Hyseni nga Vushtrria ka arritur një tjetër sukses të jashtëzakonshëm në karrierën e saj, duke operuar teleskopët më të avancuar të NASA-s në Samitin e Mauna Kea, një nga qendrat më të rëndësishme astronomike në botë.

Përmes rrjeteve sociale, Hyseni ka ndarë emocionin për këtë përvojë unike, duke theksuar se ndjehet sikur po jeton një ëndërr profesionale. Përveç operimit të teleskopëve të NASA-s, ajo ka testuar edhe teknologjinë më të re të kompanisë Celestron, lider botëror në pajisje astronomike.

“Kurrë nuk e kisha besu që një ditë me pasë mundësinë me i operu teleskopët ma të avancum në botë të NASA-s, në majë të Samitit të Mauna Keas, dhe njëkohësisht me testu teknologjinë ma të re të Celestronit. Nganjëherë akoma s’mu besohet që jam tu e jetu këtë moment. Thjesht… Andërr.”- shkroi ajo./Periskopi/

Shpërndaje në: