Koci: Një bashkëatdhetar i ynë është arrestuar nga autoritetet serbe

Koci: Një bashkëatdhetar i ynë është arrestuar nga autoritetet serbe

Avokati Arianit Koci ka njoftuar se një bashkëatdhetarë është arrestuar në Serbi, raporton Periskopi.

Koci në një postim në Facebook, ka bërë thirrje që mos të kalojnë në Serbi me emblema  të UÇK.

 

Postimi i plotë:

Mos kaloni nëpër Serbi me emblema apo ngjitëse me shkronjat UÇK në veturë.

Sapo më erdhi informacioni se një bashkatdhetar ynë është arrestuar, pasi autoritetet serbe i kanë vërejtur emblemën e UÇK-së në veturë.

Ky veprim është arbitrar dhe juridikisht i pajustifikueshëm.
Shprehja e identitetit politik apo historik nuk përbën vepër penale sipas standardeve evropiane të të drejtave të njeriut. Në këtë rast, këto veprime po përdoren si mjet presioni politik.

Raportet ndërmjet shteteve janë të tensionuara. Çmimin po e paguajnë qytetarët e zakonshëm, të cilët mbesin të ekspozuar ndaj veprimeve arbitrare.

Informimi i ndërsjellë dhe kujdesi mes nesh për momentin janë mburoja e vetme reale.

Prandaj, për sigurinë tuaj, nëse kaloni tranzit nëpër Serbi, hiqni çdo shenjë të tillë.

Shpërndaje në: