Rasti “Qielli i Thyer”, Kryeprokurori i PSRK`së, Blerim Isufaj: Vlera e konfiskimeve shkon diku rreth 80 milionë

Rasti “Qielli i Thyer”, Kryeprokurori i PSRK`së, Blerim Isufaj: Vlera e konfiskimeve shkon diku rreth 80 milionë

Prokuroria Speciale është mbledhur sot e ku me takim me ekipin e përbashkët për shënjestrimin e rasteve, kanë edhe një nga rastet më të mëdha të krimit të organizuar, që është ai “SkyCC” apo “Qielli i Thyer” ku janë të arrestuar 33 persona.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj për Agjencinë e Lajmeve Ekonomia Online ka thënë se vlera e konfiskimeve në total kap shifrën e rreth 80 milionë eurove, duke theksuar se ky është një rast që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, sa i përket vlerës së sekuestrimeve, transmeton Periskopi.

“Sot kemi thirr një takim me ekipin e përbashkët për shenjëstrimin e rasteve. Kemi të bëjmë me një rast jashtëzakonisht të rëndësishëm që ka të bëjë me krimin e organizuar. Vlera e konfiskimeve në total, përfshirë vlerën palujtshëmrive, parave të gatshme e tjera shkon diku rreth 80 milionë euro. Është një rast që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë sa i përket kësaj vlere të sekuestrimeve”, tha Isufaj.

Isufaj u shpreh të gjithë të dyshuarit janë në paraburgim dhe se ky rast është me prioritet të jashtëzakonshëm.

Kryeprokurori i Speciales nuk deshti të paragjykojë rastin, por ka garantuar se hetimet po bëhen me profesionalizëm.

“Rasti është i ndjeshëm dhe i kemi të gjithë të dyshuarit deri më tani në paraburgim. Për ne ka prioritet jashtëzakonisht i madh. Nuk paragjykojmë si do të jetë fundi po atë që garantojmë që është se hetimet janë duke u zhvilluar me profesionalizëm dhe prioritetin e duhur”, tha ai.

Shpërndaje në: