IHMK: Kosova mesatarisht i ka rreth 26 ditë në vit me mjegull
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në Kosovë mesatarisht gjatë një viti janë 26 ditë me mjegull.
IHMK-ja ka thënë se në Prishtinë janë 30 ditë mesatarisht gjatë vitit me mjegull, në Prizren 29, në Pejë 23 e Ferizaj 21.
IHMK-ja ka thënë se më së shpeshti mjegulla paraqitet gjatë muajve dhjetor – shkurt (57 për qind).
“Në Kosovë, mesatarisht janë rreth 26 ditë me mjegull (21 Ferizaj, 23 Pejë, 30 Prishtinë, 29 Prizren). Mjegulla më së shpeshti paraqitet gjatë muajve dhjetor – shkurt (57%)”, ka shkruar IHMK në Facebook./Periskopi/



