Rasti “Qielli i thyer”: 33 të arrestuar, vlera e konfiskimeve shkon rreth 80 milionë euro

Rasti “Qielli i thyer”: 33 të arrestuar, vlera e konfiskimeve shkon rreth 80 milionë euro

Prokuroria Speciale është mbledhur sot, ku në takim me ekipin e përbashkët për shënjestrimin e rasteve, kanë edhe një nga rastet më të mëdha të krimit të organizuar, që është ai “SkyCC” apo “Qielli i Thyer” ku janë të arrestuar 33 persona.

Me këtë rast, Kryeprokurori i PSRK-së, Blerim Isufaj, ka deklaruar se vlera e konfiskimeve në total kap shifrën e rreth 80 milionë eurove, duke theksuar se ky është një rast që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, sa i përket vlerës së sekuestrimeve.

“Sot kemi thirr një takim me ekipin e përbashkët për shenjëstrimin e rasteve. Kemi të bëjmë me një rast jashtëzakonisht të rëndësishëm që ka të bëjë me krimin e organizuar. Vlera e konfiskimeve në total, përfshirë vlerën palujtshëmrive, parave të gatshme e tjera shkon diku rreth 80 milionë euro. Është një rast që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë sa i përket kësaj vlere të sekuestrimeve”, deklaroi ai.

Ai u shpreh të gjithë të dyshuarit janë në paraburgim dhe se ky rast është me prioritet të jashtëzakonshëm.

Isufaj, deshi të paragjykojë rastin, por ka garantuar se hetimet po bëhen me profesionalizëm.

“Rasti është i ndjeshëm dhe i kemi të gjithë të dyshuarit deri më tani në paraburgim. Për ne ka prioritet jashtëzakonisht i madh. Nuk paragjykojmë si do të jetë fundi po atë që garantojmë që është se hetimet janë duke u zhvilluar me profesionalizëm dhe prioritetin e duhur”, tha ai./Periskopi/

Shpërndaje në: