Plagoset një person në Pejë – i dyshuari në arrati

Plagoset një person në Pejë – i dyshuari në arrati

Një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur para pak çastesh në Pejë, ku një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.

Lajmin e ka konfirmuar për telegrafin zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili ka bërë të ditur se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme hetimore.

Sipas tij, me autorizimin e prokurorit të shtetit, janë duke u grumbulluar të gjitha provat relevante dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar, i cili tashmë është identifikuar.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar./Periskopi/

Shpërndaje në: