Kjo është gjendja e të plagosurit në Pejë

Kjo është gjendja e të plagosurit në Pejë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka bërë të ditur se kanë pranuar sot një person të plagosur për trajtim.

Siç thuhet në njoftimin në Facebook, pacienti është stabilizuar nga ekipi mjekësor dhe pas vlerësimit professional, është transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në Prishtinë.

“Transferimi është realizuar sipas protokolleve mjekësore, në bashkëpunim me shërbimet përkatëse emergjente, me qëllim ofrimin e kujdesit shëndetësor sa më adekuat për pacientin”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelorë në Pejë, Shkodran Nikçi është bërë e ditur se i dyshuari i identifikuar ndodhet në arrati dhe po kërkohet nga Policia./Periskopi/

 

Plagoset një person në Pejë – i dyshuari në arrati

Shpërndaje në: