Policia deklarohet për vdekjen e Shemit

Policia deklarohet për vdekjen e Shemit

Policia e Kosovës e ka konfirmuar vdekjen e Shemsi Krasniqit, i njohur si “Shemi” i grupit “Ilirët”.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana konfirmoi se trupi i pajetë u gjet në banesë rreth orës 15:00, dhe vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq, ndër tjerash në koordinim me prokurorin e shtetit po ndërmerren veprimet e nevojshme policore.

“Sot rreth orës 15:00 kemi  pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në  rrugën UÇK në Prishtinë. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku vdekjen e viktimës (mashkull)  e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në koordinim me prokurorin e shtetit po ndërmerren veprimet e nevojshme policore”, tha Pllana.

Në koordinim me prokurorin e shtetit po ndërmerren veprimet e nevojshme policore”, tha ai./Periskopi/

Shpërndaje në: