Tronditet komuniteti i futbollit: Vdes lojtari 29 vjeçar
Komuniteti i ragbit në Newcastle është tronditur nga vdekja e papritur e Sam Morgan, 29 vjeç, lojtar i Hamilton Hawks Rugby Union dhe baba i një djali 22-muajsh.
Sam, i cili ishte në gjendje të mirë shëndetësore, humbi jetën pas një forme shumë të rrallë dhe agresive të pneumonisë streptokoksike, e cila u përkeqësua brenda pak orësh, raporton dailymail, transmeton Periskopi.
Pavarësisht përpjekjeve të mëdha të mjekëve në kujdes intensiv, ai ndërroi jetë, duke lënë pas të fejuarën e tij, Chloe Mills, dhe djalin e tyre, Rome. Homazhe të shumta kanë ardhur nga bota e ragbit dhe komuniteti australian, ndërsa familja ka hapur një faqe GoFundMe për të mbështetur familjen e re të Samit.




