Balla: Do mbetesh i paharruar Shemi ynë për “Xhamadanin vija, vija” dhe plot hite të tjera
Deputeti dhe udhëheqësi i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka reaguar pas vdekjes së Shemit nga grupi “Ilirët”.
Ai ka shprehur ngushëllime me anë të një postimi të bërë në rrjete sociale, gjegjësisht në Facebook.
“Vokalisti i grupit muzikor shumë të dashur “Ilirët” Shemsi Krasniqi është ndarë dje nga jeta”, ka shkruar ai.
Tutje shtoi: “Ngushëllime familjes, shokëve dhe miqve. Do mbetesh i paharruar Shemi ynë për “Xhamdanin vija, vija” dhe plot hite të tjera”.
Shemi u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë ditën e djeshme (e hënë).
Ai vdiq në moshën 64-vjeçare duke lënë një boshllëk të madh në komunitetin artistik.
Shquhet për një sërë këngësh dhe bashkëpunimesh që ka realizuar ndër vite, si një artist që do mbahet mend gjatë./Periskopi/



