Lekaj nga Suhareka: Sallat e mbushura janë dëshmi e bashkimit të madh rreth numrit 129
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, i cili në listën zgjedhore mban numrin 7, ka vizituar Suharekën në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Në një tubim të mbushur me mbështetës, Lekaj ka theksuar se energjia e treguar në këtë komunë është tregues i qartë i fitores së radhës. Ai u shpreh se Suhareka mbetet një bastion i rëndësishëm i AAK’së.
“Me kryetarin Ramush Haradinaj, Kryeministër të Kosovës, e me platformën tonë të ndërtuar për secilin qytetar të vendit tonë, sallat e mbushura plot janë dëshmia më e madhe e bashkimit të madh të qytetarëve me numrin 129 në këto zgjedhje. Faleminderit Suharekë për mikpritjen që na e bëni çdo herë”, ka deklaruar ndër të tjera Lekaj./Periskopi/



