Arian Tahiri: Bekim Haxhiu – Kamishi është një burrë që krejt jetën e vet ka kontribu për Kosovën

Arian Tahiri: Bekim Haxhiu – Kamishi është një burrë që krejt jetën e vet ka kontribu për Kosovën

Arian Tahiri ka përshëndetur punën e kandidatit për deputet nga PDK, Bekim Haxhiun, raporton Periskopi.

Ai në një takim me mbështetësit, tha se Haxhiu ka kontribuuar për Mitrovicën dhe gjithë Kosovën.

Tahiri po ashtu tha se me ndihmën e qytetarëve, Haxhiu do të kthehet në Kuvend.

 

Pjesë nga fjalimi i tij:

Me numër 109, e kemi Bekim Haxhiun –

Kamishin, krejt e njohim. Bekim Haxhiu – Kamishi është një burrë që krejt jetën e vet ka kontribu në secilat rrethana dhe etapa për Kosovën e po ashtu ka kontribu shumë edhe për qytetin e Mitrovicës.

Numrin e ka të njëjtin, pra 109, vet është i njëjti me energji, përkushtim e idealizëm për shtetin e Kosovës, për qytetarët e Kosovës. Po ashtu numrin e ka të njëjtin dhe gjithmonë lajmërohet në telefon kushdo që e thirr dhe kurdo që e thirr.

I ka mungu Kuvendin e Kosovës në këtë legjislaturë. Me ndihmën tonë dhe gjithë qytetarëve të Kosovës, Bekim Haxhiu – Kamishi ka me u kthy në Kuvendin e Kosovës. Bashkë. Përpara. #PDK130 #BedriHamzaKryeministër1 #BekimHaxhiuKamishi109

 

Shpërndaje në: