“Albin Struja”, “Fshatrat e Hasit që 9 orë pa rrymë”- Qytetarët e mllefosur vërshojnë me komentet pas reduktimeve me rrymë
Kriza energjetike në Kosovë ka filluar të vërehet nga qytetarët. Reduktimet e rrymës me orë të gjata në disa fshatra e qytete të vendit, kanë detyruar banorët që të protestojnë në shenjë revolte dhe paknaqësie, shkruan Periskopi.
Gjatë ditës së djeshmë banorë të fshatit Lubizhd të Malishevës, kishin bllokuar rrugës pasi kishin mungesë të rrymës me orë të tëra.
Të mllefosur me mungesën e rrymës, qytetarët nuk janë kursyer as me komente në Facebook, ku kanë kritikuar qeverinë Kurti.
Disa nga ta kanë treguar se nuk kanë rrymë që 6 ditë.
“Po sa minuta i ka ora juve zoti ju.marroft qe 9 or fshatrat e hasit pa rrym”, shkroi një qytetarë
“Jau theft zoti qafen he idiota”
“Kaluan mbi 4 orë,ende nuk ka rrym!”‘
“Faqja e zezë,bravo qeveri Zdravo!!!
“Let dalin tash; Albin Struja, Albin Struja, Albin Struja”
“Budrike e Eperme , dita e 6 pa rryme hejjj, p’t’hu bre pisa..”, ishin vetëm disa nga komentet e qytetarëve.


Ndërkohë sot gjatë ditës Periskopi ka raportuar se sipas të dhënave të publikuara në Rrjetin Evropian të Operatorëve të Sistemeve të Transmetimit për Energji Elektrike, ENTSO-e” për prodhimin e energjisë në Evropë, Blloku B1 i Termocentralit Kosova B ka rënë nga sistemi të mërkurën në mëngjes.
Në lidhje me këtë situatë, interesimit të portalit ende nuk i janë përgjigjur nga KEK.
Ndryshe, institucionet e vendit kanë dalë me kërkesë për qytetarët që të kursejnë energji.



