Tri transferimet që Xabi Alonso i ka kërkuar Real Madridit

Tri transferimet që Xabi Alonso i ka kërkuar Real Madridit

Real Madridi po i afrohet fazës vendimtare të sezonit me një plan të qartë dhe me një ide që nuk do të ndryshojë pavarësisht zhurmave të jashtme: nuk do të ketë transferime në afatin kalimtar të janarit.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Xabi Alonso nuk i ka identifikuar pjesët që dëshiron të shtojë për ta përmirësuar ekipin në afat të mesëm. Trajneri e di se dëshirat e tij nuk do të realizohen tani. Sidoqoftë, lista e tij e dëshirave ekziston dhe është e përcaktuar qartë.

Nga drejtuesit e Real Madridit, vendimi është marrë prej muajsh. Klubi nuk e konsideron të nevojshme përforcimin e skuadrës gjatë dimrit dhe vlerëson se në janar rrallëherë realizohen operacione vërtet të favorshme.

Ibrahima Konate, një mundësi joshëse për Xabi Alonson

Një nga emrat që bind më shumë Xabi Alonson është ai i Ibrahima Konates. Kontrata e mbrojtësit francez skadon më 30 qershor dhe situata e tij kontraktuale hap një dritare interesante.

Angelo Stiller, një opsion pothuajse i përjashtuar

Rasti i Angelo Stillerit është shumë i ndryshëm. Mesfushori gjerman pëlqehet, por ardhja e tij kushtëzohet nga një largim i rëndësishëm në mesfushën e “Los Blancos”.

Largimi i mundshëm i Dani Ceballos ose Eduardo Camavinga do të ishte i vetmi skenar që do t’i hapte rrugë transferimit të tij. Aktualisht, kjo mundësi nuk është në tryezë.

Florian Wirtz, dobësia e madhe e Xabi Alonsos

Aty ku Xabi Alonso nuk e fsheh aspak dobësinë e tij është Florian Wirtz. Trajneri i beson plotësisht talentit të mesfushorit ofensiv gjerman, pavarësisht përshtatjes së vështirë që ai po kalon te Liverpooli.

Xabi e njeh atë në mënyrë perfekte nga koha e tyre te Bayer Leverkusen. Ai e di se çfarë është i aftë të bëjë Wirtz kur ndihet rehat, i sigurt në vetvete dhe kur ka një rol kryesor në ekip./Periskopi/

Shpërndaje në: