Tahiri: Bedri Hamza hap kapitullin e ri për Kosovën, me paga e pensione më të larta
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Abelard Tahiri, ka deklaruar se me Bedri Hamza Kryeministër, Kosova hyn në një kapitull të ri ekonomik dhe social, ku punëtorët dhe pensionistët jetojnë më mirë.
“Me Bedri Hamzën Kryeministër, të gjithë punëtorët, në sektorin publik dhe privat, do të kenë paga më të larta dhe jetë më të mirë,” ka theksuar Tahiri.
Ai ka shtuar se përfitimet do të prekin edhe shtresat më të ndjeshme të shoqërisë. “Qindra mijëra pensionistë të të gjitha kategorive, përfshirë përfituesit e ndihmave sociale, do të kenë 50% rritje të pensioneve,” ka deklaruar Tahiri.
Sipas tij, kjo qasje përfaqëson një ndryshim të qartë në mënyrën e qeverisjes. “Koha është për një kapitull të ri për Kosovën: punëtorë dhe pensionistë që jetojnë më mirë, biznese që zhvillohen dhe një Kosovë që funksionon,” është shprehur ai.
Tahiri ka përfunduar duke theksuar drejtimin politik të zgjedhjeve të ardhshme: “Drejtimi është i qartë: PDK130 dhe Bedri Hamza Kryeministër.”/Periskopi/



