Abdixhiku: 1 miliard euro për arsimin, 1000 euro paga për mësimdhënësit
Kandidati i LDK’së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, gjatë takimit me mësimdhënës është zotuar se nëse LDK fiton në zgjedhjet e 28 dhjetorit, paga për mësimdhënës do të bëhet 1 mijë euro nga janari.
Ai ka premtuar edhe mësim tërëditor, jo vetëm në komunën e Prishtinës, por edhe në komunat tjera.
Abdixhiku ka përmendur ndërtimin e 80 çerdheve, dixhitalizimin dhe kodimin si lëndë nëpër shkolla, .
“1 miliard euro janë investimet në arsim”, tha Abdixhiku.
Ndërsa kandidatja për deputete, Jehona Lushaku- Sadriu ka shtuar se “e kanë shpallur prioritet kombëtar” arsimin./Periskopi/



