Ankesa në votimin e mërgatës në Shtutgard: Vëzhguesit pa ID dhe pa blloqe ankesash
Ambasadat dhe Konsullatat e Kosovës sot i kanë hapur dyert për votim për mërgatën për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të cilat do të mbahen nesër (e dielë- 28.12.2025)
Vëzhguesi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Alban Zeneli, i cili është qendrën e votimit në Shtutgard të Gjermanisë për Periskopin ka treguar për procesin e votimit.
Ai ka thënë se qendrat e votimit janë hapur me vonesë.
“Prej orës 07:00 ka pasur vonesa deri në orën 07:50 nuk kanë qenë të gatshme për votues”, tha ai.
Sipas tij, kryekomisioneri i Lëvizjes Vetëvendosje, ka pritur votuesit duke i drejtuar tek qendra e votimit.
“Një kryekomisioner i LVV’së ka dalur deri tek koridori dhe i ka marrë dhe i ka dërguar tek kutia e votimit votuesit”, tha Zeneli.
Ai ka treguar se për këtë rast i është tërhequr vërjetje 25 herë.
Zeneli tutje ka shtuar se nuk ka pasur blloqe për ankesa po ashtu as ID të identifikimit se nga cila parti janë vëzhguesit.
“Blloqe për ankesa nuk na kanë jep ku mundemi me shkru ndonjë ankesë. Po ashtu nuk ka as ID, asnjë vëzhgues i asnjë partie. Votuesit kanë kërkuar nga cila parti jemi, por nuk kemi pasur të drejtë me treguar se nga cila parti jemi”, tha ai./Periskopi/



