Brigitte Bardot, ikona franceze e kinemasë ndërron jetë në moshën 91 vjeçare
Ikona e kinemasë franceze Brigitte Bardot ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga Fondacioni Brigitte Bardot, i cili njoftoi me trishtim vdekjen e themelueses dhe presidentes së tij.
Bardot u bë e famshme botërisht me filmin And God Created Woman (1956), duke u shndërruar në një nga figurat më të njohura të kinemasë franceze dhe një simbol ndërkombëtar të seksit.
Në fillim të viteve 1970 ajo u tërhoq nga aktrimi dhe ia kushtoi jetën aktivizmit për mbrojtjen e kafshëve, duke themeluar në vitin 1986 Fondacionin që mban emrin e saj, raporton The Guardian, transmeton Periskopi.
Megjithëse e vlerësuar për kontributin artistik dhe angazhimin për të drejtat e kafshëve, Bardot mbeti një figurë kontroverse për shkak të deklaratave dhe qëndrimeve të saj politike, të cilat çuan edhe në disa dënime gjyqësore.



