Përditësimi i fundit: Mbi 220 mijë votues deri në orën 13:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar publikimin e statistikave mbi pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Sipas të dhënave të fundit, deri në orën 13:00, në Republiken e Kosovës kanë votuar 221 mijë e 289 votues nga 1 milionë e 999 mijë e 204 persona që kanë të drejtë vote./Periskopi/




