Ambasadori gjerman: Mezi presim të punojmë me institucionet e reja

Ambasadori gjerman: Mezi presim të punojmë me institucionet e reja

Ambasadori gjerman Rainer Rudolph, ka uruar Kosovës dhe qytetarët e saj për procesin zgjedhor.

Rudolph përmes një shkrimi në Blue Sky tha se zgjedhjet ishin të qeta dhe demokratike.

“Mezi presim të punojmë më institucionet e reja”, ka shkruar ai.

Dje në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

E para nga subjektet politike u rendit Lëvizja Vetëvendosje, e dyta Parta Demokratike e Kosovës, e treta Lidhja Demokratike e Kosovës, derisa vendin e katërt e ka Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës./Periskopi/

 

Shpërndaje në: