VV’ja dhe PDK’ja bëhen bashkë në këtë komunë
PDK-ja dhe VV-ja kanë arritur marrëveshje koalicioni në Podujevë.
Atje, Isak Shabani i PDK-së është bërë kryesues i Kuvendit Komunal të komunës.
“Isak Shabani është zgjedhur sot Kryesues i Kuvendit Komunal të Podujevës me shumicë të votave nga kuvendarët. E uroj për detyrën e re z.Shabanin dhe i shtrij dorën e bashkëpunimit, me bindjen se përmes punës së përbashkët do t’i shërbejmë më së miri qytetarëve të Podujevës”, ka shkruar Bulliqi.
Në Podujevë, në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, VV me Shpejtim Bulliqin arriti të marrë 53.67% apo 15,258 Vota, ku doli fitues qysh në raundin e parë ndërsa, PDK atje ka marrë 6.20% apo 2,435 vota./Periskopi/



