A do t’u rikthehen protestave në janar? Berisha tregon skenarin e opozitës
Në një konferencë për mediat, kreu i PD-së, Sali Berisha ka treguar skenarin e opozitës për vitin që vjen, përballë qeverisë.
Ai tha se opozita do të fillojë protesta pa pushim në janar.
“Opozita do të fillojë protestat pa pushim. Sot më shumë se kurrë është koha që të marrim përsipër misionin e përmbysjes së narko-shtetit. Mision i cili përmbushet dhe do të përmbushet sapo mijëra shqiptarë të vendosin të dalin në shesh çdo ditë, të protestojnë kundër regjimit.”, pohoi ai./Periskopi/



