Jake Paul reagon pas aksidentit me makinë të Anthony Joshuas
Boksieri profesionist dhe influencuesi Jake Paul postoi reagimin e tij ndaj aksidentit vdekjeprurës me makinë të boksierit të peshave të rënda, kundërshtarit të tij, Anthony Joshua, në Nigeri , duke thënë se po “lutej” për të përfshirët.
“Jeta është shumë më e rëndësishme se boksi. Po lutem për jetët e humbura, AJ dhe këdo që është prekur nga aksidenti i sotëm fatkeq”, shkroi Paul në llogarinë e tij X të hënën.



