Këta janë 5 më të votuarit e AAK-së
Po vazhdon procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputet në Kuvendin e Kosovës.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Qendrat Komunale të Numrimit (QKN) janë numëruar 913 kuti nga gjithsejtë 2 mijë e 557 kuti apo 35,71%, raporton Periskopi.
Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), këta janë pesë kandidatët më të votuar.
Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj ka marrë 13 mijë e 197 vota.
Daut Haradinaj ka gjithsejtë 8 mijë 52 vota.
Në vendin e tretë është Besnik Tahiri me 7 mijë 927 vota.
Kurse, në vend të katërt është Bekë Berisha më 5 mijë e 919 vota.
Ndërsa, në vend të pestë është Time Kadrijaj me 5 mijë e 398 vota./Periskopi/




