Pamje nga villa ku u gjetën të vdekur dy të rinj në Pejë

Pamje nga villa ku u gjetën të vdekur dy të rinj në Pejë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Pejë, ku dy persona janë gjetur pa shenja jete brenda një vile në rrugën “KFOR”.

IndeksOnline ka siuruar pamje nga vendi ku dyshohet se kanë qenë duke qëndruar dy viktimat.

Indeksonline ka mësuar nga burime se dy të rinjtë që janë gjetur në vilën 03 në Pejë janë të moshës rreth 20 dhe 23 vjeç.

Sipas këtyre burimeve, E. Lajqi është gjetur pa shenja jete së bashku me një të re. Deri më tani, arsyet e këtij rasti nuk dihen.

Vdekjen e tyre e ka konfirmuar për IndeksOnline edhe policia e Kosovës.
“Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 15:10, kur Policia ka pranuar informatën se në vilat nr. 03 ndodheshin një mashkull dhe një femër, të moshës rreth 20 deri në 25 vjeç, të cilët sipas informacioneve fillestare kishin hyrë në vilë që nga mbrëmja e 29.12.2025, por prej asaj kohe nuk ishte dëgjuar asnjë zë nga brenda”, thuhet në njoftimin e policisë./Periskopi/

Ngjarja e rëndë në Pejë: Raportohet se viktimat janë një vajzë 20-vjeçare dhe një 25-vjeçar

Shpërndaje në: