Numërohen rreth 50% të votave për kandidatë, këta janë 10 më të votuarit

Numërohen rreth 50% të votave për kandidatë, këta janë 10 më të votuarit

Në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) janë numëruar votat e kandidatëve për deputetë nga 49.67 për qind të vendvotimeve, si dhe janë verifikuar votat për subjektet politike.

Pas numërimit të votave nga 1269 vendvotime, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 47.58 për qind, PDK-ja është e dyta me 21.25 për qind e LDK-ja e treta me 12.15 për qind.

Ndërsa dhjetë kandidatët më të votuar janë Albin Kurti (LVV) me 171.362 vota, Glauk Konjufca (LVV) me 133.192, Bedri Hamza (PDK) me 78 mijë e 646 vota, Albulena Haxhiu (LVV) me 69 mijë e 711 vota, Hekuran Murati (LVV) me 69 mijë e 102 vota, Donika Gërvalla-Schwarz (LVV) me 61 mijë e 542 vota, Xhelal Sveçla (LVV) me 55 mijë e 512 vota, Hajrulla Çeko (LVV) me 51 mijë e 543 vota, Avni Dehari (LVV) me 45 mijë e 734 vota dhe Mimoza Kusari-Lila (LVV) me 42 mijë e 797 vota./Periskopi/

Shpërndaje në: