Danimarka bëhet vendi i parë në Evropë që i jep fund shpërndarjes së letrave me postë

Danimarka bëhet vendi i parë në Evropë që i jep fund shpërndarjes së letrave me postë

Shërbimi postar shtetëror i Danimarkës, PostNord, do të dorëzojë letrën e tij të fundit të martën, duke i dhënë fund një historie 400-vjeçare si pasojë e epokës digjitale. Kjo e bën Danimarkën vendin e parë në botë që vendos se posta fizike nuk është më as thelbësore dhe as ekonomikisht e qëndrueshme, shkruan CNN,

Rënia e shpejtë e një shërbimi postar kombëtar është një histori e njohur, e përsëritur edhe në pjesë të tjera të botës perëndimore, teksa gjithnjë e më shumë drejtimi po shkon kah mjetet digjitale të komunikimit.

Shërbimi postar i Danimarkës dorëzoi mbi 90% më pak letra në vitin 2024, krahasuar me vitin 2000. Ndërkohë, Shërbimi Postar i Shteteve të Bashkuara dorëzoi 50% më pak postë në vitin 2024 sesa në vitin 2006.

PostNord ka nisur heqjen e 1,500 kutive postare të shpërndara në të gjithë Danimarkën që prej muajit qershor. Kur ato u shitën për bamirësi më 10 dhjetor, qindra mijëra danezë u përpoqën të blinin nga një. Për secilën kuti postare, ata paguan ose 2,000 korona daneze (315 dollarë) ose 1,500 korona (236 dollarë), në varësi të gjendjes së tyre.

Në vend që të dërgojnë letra me postë, danezët tani do të duhet t’i dorëzojnë ato në kioska brenda dyqaneve, prej nga do të transportohen nga kompania private DAO si për destinacione brenda vendit, ashtu edhe jashtë tij. Megjithatë, PostNord do të vazhdojë shpërndarjen e pakove, pasi blerjet online mbeten gjithnjë e më popullore./Periskopi/

Shpërndaje në: