Raportimet për dorëheqjen e Abdixhikut – LDK ka zot shtëpie – Lutfi Haziri flet për Periskopin
Në media u raportua sot se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vendosur të japë dorëheqje pas rezultatit të dobët në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.
Sipas raportimeve, Kuvendi i LDK-së pritet të mbahet javën e dytë të janarit, ku edhe do të parashtrohet zyrtarisht dorëheqja e Abdixhikut.
Megjithatë, Lutfi Haziri duke folur për Periskopin ka shuar këto zëra.
“LDK ka zot shtëpie! dhe ai ka vendose brenda familjes politike me i zgjidh cështjet e brendshme. Kuvendi i LDK eshte vendi jonë ku me urtësi,menquri e debat vendosim. Ne LDK-ja dhe Rugovista!Kështu jemi edukuar e kultivuar!”, u shpreh Haziri.
Haziri shtoi se LDK uron qytetaret e Kosovës për Vit të Ri./Periskopi/



