Ambasada amerikane uron Kosovën për Vitin e Ri 2026: Ky vit të jetë i mbushur me paqe dhe mundësi të reja

Ambasada amerikane uron Kosovën për Vitin e Ri 2026: Ky vit të jetë i mbushur me paqe dhe mundësi të reja

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka uruar qytetarët e Kosovës për Vitin e Ri 2026 përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, duke ritheksuar partneritetin e ngushtë mes dy vendeve.

Në mesazhin e saj, Ambasada shprehu shpresën që viti i ri të sjellë paqe, prosperitet dhe përparim të përbashkët. “Teksa mirëpresim vitin 2026, ju dërgojmë urimet tona më të ngrohta dhe shpresojmë që ky vit të jetë i mbushur me paqe dhe mundësi të reja”, thuhet në urim.

Shefi i Njësisë Ekonomike, Micah Savidge, vlerësoi bashkëpunimin ekonomik duke theksuar se “partneritetet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara po krijojnë mundësi konkrete për zhvillim dhe forcim të sektorit privat”.

Ndërkaq, drejtori për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Kevin Miles, theksoi progresin në fushën e sigurisë, duke deklaruar se “bashkëpunimi i ngushtë me institucionet e Kosovës ka sjellë rezultate të prekshme në luftimin e krimit të organizuar dhe forcimin e sigurisë së përbashkët”./Periskopi/

Shpërndaje në: