Dëmtohen 185 ampula në Spitalin e Gjilanit, dëmi vlersohet 20 mijë euro, Policia jep detaje
Një rast i dyshuar i keqpërdorimit të detyrës zyrtare është raportuar më 31 dhjetor 2025 në Spitalin e Gjilanit, konkretisht në repartin e oftalmologjisë.
Sipas raportimit, 185 doza ampula, të cilat ishin duke u ruajtur në frigorifer, janë dëmtuar, ndërsa dyshohet se stafi përgjegjës ka dështuar t’i ruajë ato sipas normave të lejuara.
Si pasojë, është shkaktuar një dëm material që vlerësohet rreth 20.000 euro.
“Rr. Idriz Seferi, Gjilan 31.12.2025 – NN. Është raportuar se në spitalin e Gjilanit në repartin e oftalmologjisë janë dëmtuar 185 doza ampula të cilat kishin qenë duke u ruajtur në frigorifer, por dyshohet se stafi përgjegjës ka dështuar që ta bëjë ruajtjen e tyre sipas normave të lejuara. Vlera e dëmit të shkaktuar llogaritet të jetë rreth 20.000€. Është informuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale, rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim./Periskopi/



