Sot varroset Endrit Lajqi, i riu që u gjet i vdekur në një vilë në Pejë
Sot do të varroset Endrit Lajqi, të riut që u gjet i vdekur bashkë me një grua para pak ditësh në një vilë në Pejë.
Njoftimin e kanë bërë familjarët e të ndjerit, të cilët kanë bërë të ditur se varrimi do të bëhet sot në orën 14:00 në varrezat e qytetit të Pejës.
Lidhur me këtë ngjarje ende misterioze, të mërkurën ka folur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi. Ai ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes nuk janë konstatuar shenja dhune dhe as armë.
Sipas Nikçit, rasti po trajtohet si “vdekje e dyshimtë”.
“Është duke u trajtuar si vdekje e dyshimtë, pasi kemi dy viktima. Besoj se raporti i autopsisë do t’i tregojë shkaqet e vdekjes dhe kjo do të hapë rrugë për procesin hetimor, për të kuptuar më shumë nga provat e grumbulluara në vendin e ngjarjes, siç është sekuestrimi i kamerave dhe i telefonave,” ka deklaruar ai./Periskopi/




