Maresca largohet nga Chelsea
Enzo Maresca nuk është më trajner i Chelseat. Italiani largohet nga klubi londinez vetëm gjashtë muaj pasi fitoi Kupën e Botës për Klube.
Ai e lë Chelsean në vendin e pestë në Premier League.
“Me qëllime kyçe për të garuar në të katër garat, përfshirë kualifikimin në Ligën e Kampionëve, Enzo dhe klubi besojnë se një ndryshim në skuadër i jep ekipit shansin më të mirë për t’u rikthyer në rrugën e duhur”, ka njoftuar Chelsea të enjten.
“Blutë” kanë fituar vetëm një në shtatë ndeshjet e fundit në ligë dhe kanë marrë vetëm gjashtë pikë në gjashtë ndeshje në dhjetor. Kanë ngelur 15 pikë prapa liderit Arsenal.
Raportohet se Maresca ka pasur tensione me shefat e klubit javëve të fundit. Në dhjetor pas fitores ndaj Evertonit në Premier League, ai ka thënë se “shumë njerëz” ia kanë bërë “48 orët më të këqija” qëkur iu bashkua klubit./Periskopi/



