Nga sot Bullgaria kalon në valuten Euro
Sot, Bullgaria miratoi euron si monedhën e saj zyrtare, duke shënuar një moment historik në rrugën e integrimit evropian.
Kalimi në valutën e përbashkët nuk është vetëm ndryshim monetar, por hap drejt lidhjes më të ngushtë me tregun e vetëm të BE-së.
Me euro-n dhe Schengenin tashmë të plotë, udhëtimi, puna dhe biznesi pritet të bëhen më të lehta, më të lira dhe më të qasshme për qytetarët bullgarë.
Shteti synon të rrisë investimet, qarkullimin tregtar dhe stabilitetin ekonomik në vitet në vazhdim.
Ky vendim shihet si zgjedhje strategjike për më shumë mundësi dhe perspektivë evropiane.
Bullgaria ka bërë hapin e madh përpara – drejt një të ardhmeje më të integruar e bashkëpunuese në Bashkimin Evropian./Periskopi/



