I pari Kurti, i dyti Konjufca, kjo është 5-shja më e votuar e VV-së
Po vazhdon procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputet në Kuvendin e Kosovës.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Qendrat Komunale të Numrimit (QKN) janë numëruar 2 mijë e 427kuti nga gjithsejtë 2 mijë e 557 kuti apo 94,92%, raporton Periskopi.
Nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), këta janë pesë kandidatët më të votuar.
Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka marrë 332 mijë e 961 vota.
Në vendin e dytë është Glauk Konjufca, më 257 mijë e 623 vota.
Kurse, në vendin e tretë është, Hekuran Murati, më 135 mijë e 550 vota.
Në vendin e katër është, Albulena Haxhiu, më 135 mijë e 500 vota
Ndërsa, në vendin e pestë është Donika Gërvalla, më 120 mijë e 849 vota./Periskopi




