Qeveria në detyrë mbajti mbledhje elektronike, ndau 10 mijë euro për funeralin e Nexhat Dacit

Qeveria në detyrë mbajti mbledhje elektronike, ndau 10 mijë euro për funeralin e Nexhat Dacit

Qeveria në detyrë ka njoftuar se ka zhvilluar një mbledhje elektronike sot.

Në këtë mbledhje u mor vetëm një vendim.

Qeveria tha se ka “ndarë 10,000.00€ (dhjetë mijë euro), me qëllim të mbështetjes financiare për mbulimin e shpenzimeve të funeralit për veprimtarin e Republikës së Kosovës, Akademik Nexhat Daci”.

Daci vdiq dje në moshën 81-vjeçare. Ai u varros sot me nderime të larta shtetërore.

Akademik Nexhat Daci kishte qenë deputet i Kuvendit të Kosovës nga viti 2001 deri më 2011, ndërkaq e kishte udhëhequr organin ligjvënës për dy mandate në periudhën 2000-2004 dhe 2004-2006./Periskopi/

Shpërndaje në: