Krasniqi: LDK duhet të mendojë për një ri-konceptim të identitetit politik
Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk arriti ta marrë rezultatin që kishte pritur.
LDK u rendit e treta duke marrë mbi 13% e votave.
Rreth kësaj teme u diskutua sot në edicionin më të ri në DPT te Fidani në Klan Kosova.
Albert Krasniqi tha se ky subjekt politik duhet ta mendojë seriozisht një ri konceptim të identitetit të vet.
Krasniqi dha edhe arsyet se pse duhet të ndodh kjo.
“LDK-së nëse ia shohim elektoratin dhe si është formuar, është një lëvizje qytetare, nuk është parti politike klasike ashtu siç është PDK edhe Lëvizja Vetëvendosje dhe elektorati i saj lëviz kudo që e sheh se është në interes të vendit dhe e shihni se kur bie LDK rritet Vetëvendosje”, deklaroi Krasniqi./Periskopi/



