Ish-drejtori i arrestuar sot, kishte propozuar një marrëveshje për kthimin e parave ndaj BKS-së (Dokument)

Ish-drejtori i arrestuar sot, kishte propozuar një marrëveshje për kthimin e parave ndaj BKS-së (Dokument)

Mëngjesin e sotëm Prokuroria e Prizrenit ka nisur një aksion duke realizuar bastistje masive ndaj ish-drejtuesve të Byrosë Kosovare të Sigurimeve.

Valon Berisha i cili në vitin 2023 ushtronte pozitën drejtor i Departamentit të Financave në Byronë Kosovare të Sigurimeve, është në mesin e të arrestuarve në këtë aksion.

Berisha bashkë me ish-drejtorin Sami Mazreku dyshohet se kishin përfituar jashtëligjshëm para nga Byroja e Sigurimeve duke shfrytëzuar detyrat e tyre.

Muaj më parë, Berisha kishte angazhuar avokat për të negociuar rikthimin e një pjese të parave ndaj byrosë. Në kërkesë thuhej se ekziston vullneti për kompensimin e dëmit dhe këtë do ta bëntë në formë efikase./Periskopi/

 

Shpërndaje në: