Aksioni i sotëm ku u arrestuan ish-udhëheqësi dhe ish-drejtori i financave në BKS, Prokuroria thërret konferencë për media
Prokuroria Themelore e Prizrenit, pas aksionit të sotëm në disa lokacione të Kosovës, ku u arrestua ish-drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS), Sami Mazreku dhe ish-drejtori i Financave, ka thirrur konferencë për media në orën 14:00.
“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prizren, përkatësisht Kryeprokurori z. Petrit Kryeziu së bashku me Policinë e Kosovës, do të mbajë sot (08 Janar 2026) konferencë për media lidhur me aksionin e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, që ka të bëjë me keqpërdorimet në Byronë Kosovare të Sigurimeve. Konferenca do të mbahet në orën 14:00, në objektin e Prokurorisë Themelore në Prizren, kati tretë, Salla e Takimeve”, thuhet në njoftim./Periskopi



