Matoshi: Vjosa Osmani e ka zëvendësuar Kushtetutën me programin e VV`së – Rizgjedhja e saj do ta shndërrojë Kosovën në “parti-shtet”

Matoshi: Vjosa Osmani e ka zëvendësuar Kushtetutën me programin e VV`së – Rizgjedhja e saj do ta shndërrojë Kosovën në “parti-shtet”

Analisti politik Halil Matoshi ka kritikuar punën e presidentes Vjosa Osmani, duke thënë se ajo nuk e ka zbatuar Kushtetutën dhe nuk ka dëshmuar vetëpërmbajtje institucionale.

Në një prononcim, Matoshi tha se Osmani ka sulmuar Gjykatën Kushtetuese dhe ka vepruar në favor të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas tij, ajo e ka zëvendësuar Kushtetutën me programin politik të VV-së, duke mos përfaqësuar unitetin e popullit dhe duke mos garantuar funksionimin demokratik të institucioneve.

“Presidentja Vjosa Osmani nuk e ka zbatu Kushtetutën, nuk ka dëshmuar vetëpërmbajtje institucionale, madje e ka sulmu Gjykatën Kushtetuese, duke i bërë favore partisë në pushtet. Ajo Kushtetutën e ka zëvendësu me programin politik të Lëvizjës Vetëvendosje që mësynë lidhjën e popullit me partinë e jo me shtetin. Zonja Osmani nuk i ka zbatuar Nenin 83, nuk e ka përfaqësuar unitetin e popullit, Nenin 84, pikën 2 duke mos e garantuar funksionimin demokratik të institucioneve dhe Nenin 8, neutralitetin e shtetit ndaj feve; Zonja Osmani ka ndikuar në shtypjën e opozitës duke i dhënë krah pushtetit dhe ka cënuar barazinë e shtetasve”, vlerësoi ai.

Sipas Matoshit, rizgjedhja e Vjosa Osmanit do të shënonte fundin e ndarjes së pushteteve në Kosovë dhe do ta shndërronte vendin në një “parti-shtet”.

Ai shtoi se opozita duhet të propozojë një kandidat konsensual, përndryshe vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme në prill.

“Rizgjedhja e saj shënon fundin e ndarjës së pushteteve, pra pushtet absolut të VV-së dhe vendi shndërrohet në parti-shtet. , vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme në prill”, përfundoi Matoshi për GazetaBlic, transmeton Periskopi.

Shpërndaje në: