Trump ‘thumbon’ danezët: Janë shumë të sjellshëm, por nuk do të thotë që e zotërojnë Grenlandën

Trump ‘thumbon’ danezët: Janë shumë të sjellshëm, por nuk do të thotë që e zotërojnë Grenlandën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar edhe një herë reagime me deklaratën e tij për Grenlandën, duke thënë se “zbulimi” historik i territorit nuk do të thotë automatikisht pronësi.

Në një video që u bë virale në rrjete sociale, Trump tha se danezët “ishin shumë të dashur për të”, por vuri në dyshim argumentin historik për pronësinë e territorit.

“E dini, ata kanë qenë shumë të sjellshëm me mua. Jam një fans i madh, por e dini, fakti që ata zbarkuan atje me anije 500 vjet më parë nuk do të thotë se ata e zotërojnë atë tokë”, tha Trump.

Deklarata e Trumpit vjen në kontekstin e komenteve të tij të mëparshme dhe interesit për Grenlandën, një territor autonom brenda Mbretërisë së Danimarkës, e cila ka një vendndodhje strategjike dhe burime të pasura natyrore.

Ndryshe, Trump, ka rikthyer vëmendjen te Grenlanda, duke e përshkruar territorin si një çështje strategjike për sigurinë kombëtare, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

I pyetur se sa para do t’i ofronte Danimarkës për ishullin, Trump tha se “nuk po flas për para akoma, por mund të flas për këtë”.

“Tani për tani, ne do të bëjmë diçka për Grenlandën, qoftë edhe nëse ata nuk e duan, sepse nëse nuk e bëjmë ne, Rusia ose Kina do ta marrin Grenlandën, dhe ne nuk do të kemi Rusinë apo Kinën si fqinj. Unë do të doja të bëja një marrëveshje në mënyrë të lehtë. Por nëse nuk e bëjmë kështu, do ta bëjmë në mënyrë të vështirë”, tha 79-vjeçari./Periskopi

Shpërndaje në: