Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë, Policia jep detaje
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Kryeqytetin, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se në aksident janë përfshirë një automjet dhe dy këmbësorë. Si pasojë, dy personat e lënduar kanë pranuar tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një automjet dhe dy këmbësorë. Si pasojë, lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor,” ka deklaruar Pllana.
Sipas Policisë, me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit, e cila është duke hetuar rrethanat e aksidenti./Periskopi



