Vërshimet në Shqipëri, Rama ndan foto nga puna në terren: Falenderim për ekipet në këto ditë me mot të keq
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të diel foto në rrjetet sociale, ku shfaqet puna që po vijon në terren pavarësisht kushteve të vështira atmosferike.
Krahas pamjeve, Rama thekson vazhdimësinë e punës dhe angazhimin e institucioneve.
Në mesazhin e tij, kryeministri shpreh gjithashtu falënderime për të gjitha ekipet e angazhuara gjatë këtyre ditëve me mot të keq, duke vlerësuar përkushtimin dhe punën e tyre në kushte të vështira./Periskopi/



