Maqedonia e Veriut mban zgjedhje në katër komuna

Maqedonia e Veriut mban zgjedhje në katër komuna

Sot votohet në katër komuna të Maqedonisë së Veriut – Gostivar, Mavrovë-Rostushë, Vrapçisht dhe Qendër Zhupë, ku po mbahen zgjedhje të përsëritura për kryetar komune, pasi në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 19 tetor të vitit të kaluar nuk u arrit pjesëmarrja e nevojshme ligjore prej së paku 33,33 për qind të votuesve të regjistruar.

Zgjedhjet e përsëritura sipas Kodit Zgjedhor nuk kanë prag të daljes, ndërsa për zgjedhjen e kryetarit të komunës është e nevojshme që njëri nga kandidatët të marrë më shumë se gjysmën e votave të votuesve që kanë dalë. Votimi ka filluar në orën 7 të mëngjesit, ndërsa do të mbyllet në orën 19. Të drejtë vote për këto katër komuna kanë gjithsej 128.286 qytetarë. Edhe atë, 82.870 qytetarë në Gostivar, 27.279 në Vrapçisht, 10.575 në Mavrovë Rostushë dhe 7.562 qytetarë në Qendër Zhupë. Në komunën e Gostivarit votimi po zhvillohet në 120 vendvotime, në Mavrovë dhe Rostushë në 40, në Vrapçisht në 39 vendvotime, ndërsa në Qendër Zhupë në Listën Zgjedhore janë të regjistruar gjithsej 7.562 votues.

Qytetarët e realizojnë të drejtën e tyre të votës me dokumente të vlefshme personale – letërnjoftim ose pasaportë, ndërsa identiteti i tyre konfirmohet në mënyrë shtesë edhe përmes pajisjeve për identifikim biometrik.

Një ditë më parë në këto komuna votuan personat e sëmurë, të pafuqishëm, si dhe të burgosurit. Nga 248 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm të paraqitur, votuan 242. Në Qendër Zhupë votuan dy persona, në komunën Mavrovë–Rostushë 66, në Vrapçisht 31 persona, ndërsa në Gostivar 143 persona. Përveç të sëmurëve dhe të pafuqishmëve, dje votuan edhe të burgosurit. Nga gjithsej 94 persona të paraqitur për votim në institucionet korrektuese-përmirësuese, dje votuan 45 të burgosur./Periskopi/

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Sorensen në NATO, Shekerinska: Aleatët janë dakorduar të rrisin mbështetjen e tyre për përpjekjet e normalizimit nga BE-ja

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, është pritur në selinë e NATO-s nga…

Tentoi ta vriste gruan pas ndarjes, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali

Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi tentoi të vriste gruan e tij. Sipas…

Ndalohen për 48 orë prindërit e 5-vjeçarit nga Lipjani, fëmija nën përkujdesin e mjekëve

Një ngjarje e rëndë është raportuar sot nga Policia e Kosovës, ku një fëmijë pesëvjeçar…

Shqipëria shpalli Iranin sponsor të terrorizmit, reagon Izraeli: Rezolutë historike

Izraeli ka reaguar pasi vendi ynë shpalli Iranin sponsor të terrorizmit, rezoluta që u votua…

Eskalon deputeti i VV-së: I quan të gërrditshëm Vjosa Osmanin dhe Haxhi Avdylin

Deputeti i VV-së, Fatos Geci, ka eskaluar në akuza ndaj Haxhi Avdylit dhe Vjosa Osmanit.…

GLPS mirëpret heqjen e masave të BE ndaj Kosovës: Kjo ofron optimizëm të ri për rrugën tonë Evropiane

GLPS ka mirëpritur vendimin e Komisionit Evropian për heqjen e të gjitha masave të Bashkimit…

Kurti “e nxjerr” nga ngujimi Lulzim Hetemin, e emëron zv.ministër në Qeveri

Lulzim Hetemi është emëruar zv/ministër për Komunitete dhe Kthim. Lajmin e ka bërë të ditur…

Baton Zabërgja ftohet nga Kosova për ndeshjen vendimtare ndaj Sllovakisë

Klubi ukrainas, Metalist 1925 ka njoftuar se sulmuesi Baton Zabërgja është ftuar nga Kombëtarja e…