Vedat Muriqi startues për Mallorca në përballjen ndaj Rayo Vallecano

Vedat Muriqi startues për Mallorca në përballjen ndaj Rayo Vallecano

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi do të jetë titullar për Mallorcan në ndeshjen e xhiros së 19-t të La Ligës, ku skuadra e tij përballet me Rayo Vallecano në Campo de Futbol de Vallecas.

Para kësaj përballjeje, Rayo Vallecano ndodhet në vendin e 15-t me 19 pikë, ndërsa Mallorca renditet në vendin e 17-t me 18 pikë, duke e bërë ndeshjen një sfidë të rëndësishme në luftën për qëndrimin në elitën e futbollit spanjoll.

Trajneri i Mallorcas ka vendosur që Muriqi të jetë në formacionin startues, duke shpresuar që sulmuesi kosovar të sjellë gol dhe kreativitet në repartin ofensiv, në një ndeshje që premton të jetë e ashpër dhe e balancuar./Periskopi/

Shpërndaje në: