Rreth 600 familje në fshatrat Korçës pa energji elektrike, kjo është situata me akset rrugore
Rreth 600 abonentë ruralë në qarkun e Korçës aktualisht janë pa energji elektrike pasi 6 fidera janë të stakuar, ndërsa nuk ka mungesë energjie në zonat urbane, raporton TCh, transmeton Periskopi.
Konkretisht janë stakuar fidera në:
Korçë: 1 fidera
Maliq: 2 fidera
Pogradec: 2 fidera
Bilisht: situatë normale
Ersekë: 1 fider
Ekipet janë në gadishmëri për riparimin e defekteve që janë në terren. Të gjithë fiderat që furnizojnë me energji elektrike konsumatorët e rëndësisë së veçantë janë në gjendje pune.
Hidrovori Pogradec në fideri (8-18) Përpunim Druri N/St Pogradec është në punë normale.
Ndërkohë prefektura e Qarkut Korçë informon se sipas të dhënave nga strukturat përgjegjëse të bashkive, nuk raportohen problematika të reja për shkak të motit të keq.
Sipas autoriteteve vijojnë punimet për neutralizimin e plotë të situatave të krijuara gjatë ditës së djeshme.
Situata në rrugë (ARRSH – Rajoni Qendër–Lindje):
Segmenti Ersekë–Leskovik është i hapur dhe i kriposur.
Në aksin Maliq–Kufi Gramsh ka reshje të imëta dëbore. Problem mbeten aluvionet në zonën e Lozhanit.
Akset Libonik–Rëmbec–Plasë, Korçë–Voskopojë, Korçë–Ersekë dhe Zemblak–Dogorë–Goricë ka pasur reshje bore, po punohet për pastrim dhe kriposje, ndërsa qarkullimi vijon normal.
Bilisht–Miras qarkullimi kryhet me goma dimërore.
Segmentet K/Boboshticë–Dardhë dhe K/Lapidari Podgori–K/Podgori–Liqenas: vijojnë reshjet e borës, po kryhet pastrim dhe kriposje./Periskopi/



