Pihet cigarja dhe shiten pije alkoolike në palestra, reagon FBK-ja
Federata e Basketbollit të Kosovës njofton se gjatë disa ndeshjeve është vërejtur mosrespektim i ligjeve në fuqi sa i përket konsumimit të duhanit, përfshirë cigaret elektronike dhe vape, si dhe pijeve alkoolike në palestra sportive.
“Rikujtojmë se, sipas ligjeve në fuqi, në të gjitha hapësirat e brendshme të palestrave sportive ndalohet rreptësisht:
– Konsumimi i duhanit, përfshirë cigaret elektronike apo “vape”
– Futja, konsumimi dhe shitja e pijeve alkoolike.
Këto rregulla vlejnë për të gjitha ndeshjet dhe aktivitetet zyrtare të FBK-së dhe janë obligative për të gjitha klubet organizatore.
Kërkojmë që këto rregulla të zbatohen në mënyrë rigoroze”, njofton shtëpia e basketbollit kosovar./Periskopi/



